LAJMI I FUNDIT:

Shtatoreve në kryeqytet dikush ua mbuloi sytë

Shtatoreve në kryeqytet dikush ua mbuloi sytë

Tri shtatoret që gjenden nëpër sheshet e Prishtinës, ajo e heroit Zahir Pajaziti, ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe heroit të gjithë shqiptarëve, Skënderbeu sot kanë një pamje tjetër.

Dikush ka ndërmarrë veprim që t’u mbulojë sytë e shtatoreve të tyre me faculeta të bardha.


Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet qartë se dikush ua mbylli sytë që të treve ndoshta si simbolikë që të mos shohin atë çfarë po zhvillohet së fundi në Kosovë.