LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit jep deri në 5.000 denarë subvencione për blerjen e biçikletave

Komuna e Gostivarit jep deri në 5.000 denarë subvencione për blerjen e biçikletave

Komuna e Gostivarit ndan subvencione për qytetarët e Gostivarit për blerjen e biçikletave për të pasur mjedis të pastër.

Masa është pjesë e Programit komunal për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës për vitin 2020, njofton Telegrafi Maqedoni.


Komuna qytetarëve ua -paguan  një pjesë të shpenzimeve të blerjes së biçikletës dhe kjo nuk mund të jetë më shumë se 50% e vlerës, por jo edhe më shumë se 5.000 denarë.

“Një nga masat e Programit për mbrojtje të mjedisit jetësor për këtë vit është edhe subvencionimi i klimave dhe biçikletave. Mendoj se është aksion i mirë, me subvencionet për blerjen e biçikletave do të duhet të përfshihen nga 200 deri 300 qytetarë”, tha Tarvari.

Aplikimi për subvencion do të zgjasë deri më 1 shtator apo deri sa të shpenzohen mjetet e parapara për këtë qëllim.

Biçikleta duhet të jetë blerë nga 3 shkurti deri më 1 shtator 2020, ndërsa si kusht për marrjen e parave nga komuna duhet të dorëzohet edhe pagesa e tatimit në pronë deri në vitin 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori