Më 17 nëntor 2019, në rrjetin social “Youtube” ishte publikuar një video në të cilën shihej një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një zyrtari të lartë të shërbimit sekret serb.
Më vonë mediat e ndryshme kishin raportuar se agjenti rus ishte Georgy Kleban, i cili ka punuar si ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Beograd.
I njëjti dyshohet se organizoi edhe tentimin e dështuar të grusht shtetit në Mal të Zi.
Megjithëse Serbia dhe Rusia njihen si shtete aleate, kjo ngjarje kishte nxitur deklarata të krerëve serbë kundër Rusisë dhe ndikimit të saj në Serbi.
Duke sjellë në vëmendjen e opinionit publik këtë skandal të spiunazhit në të cilin ishte përfshirë ky diplomat rus, i cili në fakt ishte agjent i inteligjencës ushtarake ruse, si dhe një anëtar i lartë i shërbimit sekret serb, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “Serbia reagoi në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme”.
Në intervistën e tij për “Radio Evropën e Lirë” Vuçiq i kushtoi rëndësi edhe pozicionit të Serbisë në mes të Rusisë dhe Evropës.
“Unë mendoj se shumë anëtarë të BE-se bashkëpunojnë mirë me Rusinë dhe Kinën. Serbia ka pothuajse mijëra herë më pak tregti me Kinën sesa vetëm dy vende të BE-së”, tha ai.
I pyetur se në çfarë mase marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë u prishën nga afera me diplomatin rus, ai tha se vazhdojnë të përpiqen të ruajnë marrëdhëniet me shtetin rus.
“Reagoni në atë moment, por nuk duhet të lejoni që gjëra të tilla të shkatërrojnë marrëdhëniet në mes vendeve mike, dhe mua më duket se Serbia reagoi në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme. Rusia është një vend miqësor për ne, ne përpiqemi ta ruajmë atë marrëdhënie, ne përpiqemi të kuptojnë rrugën tonë evropiane, dhe unë mendoj se është e qartë për ta se sa i vështirë është pozicioni i Serbisë dhe i falënderoj për këtë mirëkuptim”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë