LAJMI I FUNDIT:

Videoja që bëri bujë në Serbi: Spiuni rus filmohet duke i dhënë ryshfet agjentit serb

Videoja që bëri bujë në Serbi: Spiuni rus filmohet duke i dhënë ryshfet agjentit serb

Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një agjenti serb – një zyrtari të rangut të lartë.

Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari, si oficer rus i zbulimit, ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë qesen në makinën e parkuar. Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen.


Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të.

Autenticitetin e i videos, si kohën kur ajo është realizuar, nuk është  vërtetuar nga REL.

“Bellingcat”: Burri në video është një diplomat rus në Serbi

Videoja, sipas një analize të siguruar nga Christo Grozev, gazetar në Platformën e Hapur të Hulumtimit “Bellingcat”, tregon zëvendësin e të dërguarit rus të Mbrojtjes në Serbi, përndryshe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), përcjell Telegrafi.

Grozev deklaron se bëhet fjalë për Georgy Viktorovich Kleban, dhe se identitetin e tij e ka vërtetuar përmes opsionit të krahasimit të fytyrave “Microsoft Azure”.

Sipas asaj që shkruan Grozev, adresa në të cilën është regjistruar Kleban është ajo në të cilën ndodhet Akademia e Përgjithshme Ushtarake, që në asnjë mënyrë nuk tregon se Kleban është anëtar i GRU. Mirëpo, gruaja e Kleban, siç raporton Grozev, është regjistruar në adresën e Njësisë speciale ushtarake ruse “Specnaz” (shkurtesë nga “Spetsialnoye nazhacheniye”, në përkthim “Qëllime speciale”), e cila ka të bëjë pikërisht me Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake GRU.

Çfarë dihet?

Në nëntor, një person me emrin “kdjuey” hapi një llogari në Twitter. Pa asnjë ndjekës, ose një person që ndiqte “kdjuey”, postoi një video nga llogaria e tij You Tube, e krijuar më 17.11.2019 në orën 16:30.

Videoja tregon dy persona që takohen në një parking gjatë një mbrëmje vjeshte me shi.

Pas tweet-it të parë me videon “kdjuey” ai etiketoi shumë media në Twitter, duke filluar me mediat lokale të Beogradit, përmes mediave rajonale nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Republika Çeke, Hungaria, si dhe CNN amerikan dhe mediat të tjera.

“Spiunët rusë po korruptojnë Serbinë. Ky është video-përshkrimi i kolonelit Georgi Viktorovich Kleban, anëtar i Drejtorisë së Zbulimit të Policisë Ushtarake Ruse (GRU), ku shihet duke paguar agjentin e tij serb, i cili është një zyrtar i rangut të lartë. Kleban punon në Ambasadën ruse në Beograd”, thuhet në një nga tweet-et në anglisht.

Sipas informacioneve të prezantuara në video, takimi u mbajt në komunën Zemun në Beograd.

Dy persona, njëri prej të cilëve siç thotë Grozev, është një oficer rus Kleban, takohen në parking. Kleban mban një çantë në dorë. Dy burrat më pas shkojnë në një makinë tjetër, ku një person i panjohur merr çantën dhe e fut në makinë, më pastaj personat shkojnë në kafenenë ‘Brewpub Black Delep’, që ndodhet në Zemun.

Pas një kërkimi të shkurtër në internet është zbuluar se kjo kafene është me të vërtetë është në Zemun.

Nga analiza e parkingut, në të cilën u takuan personat, është vërtetuar se bëhet fjalë për parkingun ”Kapetanija Parking Lot”, që gjendet tre minuta larg kafenesë, përcjell Telegrafi.

Fytyra e njërit person është e mbuluar, siç është edhe targa e makinës. Gjatë videos, shihet shkëmbimi i qeseve.

Siç është konfirmuar për REL nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, Georgi Kleban ka qenë në pozitën e ndihmësit të dërguarit të Mbrojtjes në Ambasadën Ruse në Beograd, por u shkarku nga ajo pozitë në qershor 2019.

Kështu, siç shpjegohet nga MPJ e Serbisë, Kleban nuk është në listën diplomatike të përfaqësuesve aktivë diplomatikë të vendeve të huaja në Serbi, të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë, e cila u azhurnua për herë të fundit më 15 nëntor 2019.

Emri i Kleban shfaqet në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë në lajmet e 23 tetorit 2017 kur Kleban, siç thuhet, si përfaqësues i Delegacionit të Mbrojtjes Ruse, vizitoi varret e gjashtë marinarëve të Ushtrisë së Kuqe, të cilët thuhet se vdiqën në luftimet për çlirim.

Çfarë nuk dihet?

Autenticiteti i videos nuk është verifikuar. Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar se kur është bërë videoja, kush autori i materialit dhe për çfarë qëllimesh është regjistruar videoja. Nuk dihet se për çfarë parash bëhet fjalë, ose për çfarë i janë dhënë një personi të panjohur në video.

Gjithashtu është i panjohur edhe identiteti i personit tjetër në video, i cili përmendet në video si agjent serb.

REL lidhur me këtë i është drejtuar edhe Ambasadës Ruse në Beograd me pyetje – nëse mund të konfirmojnë se personi në videon e postuar në YouTube është Georgi Kleban, cili është statusi i tij aktual dhe nëse Ambasada ishte në dijeni të aktiviteteve të Kleban të cilat shihen në video. Por, ka munguar përgjigjja e Ambasadës ruse /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori