LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë eurodeputetët i shkruajnë Oliver Varhelyi: Qeveria e Serbisë po kërcënon demokracinë

Dhjetë eurodeputetët i shkruajnë Oliver Varhelyi: Qeveria e Serbisë po kërcënon demokracinë

Dhjetë anëtarë të Parlamentit Evropian, anëtarë të grupit socialist dhe demokrat (S&D), i dërguan një letër komisionarit evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në të cilin ata kritikuan qeverinë serbe dhe vlerësuan se ajo po e rrezikon demokracinë.

“Liderët serbë dhe deklaratat e tyre tani po kërcënojnë demokracinë, e cila promovohet fuqimisht nga BE dhe vendet anëtare të saj. Duke përfituar nga situata me virusin e koronës, mazhoranca aktuale parlamentare shtyu zgjedhjet parlamentare për 21 qershor, pa u konsultuar me opozitën në një datë të re”, thanë deputetët e grupit të dytë më të madh politik në PE.

Në letër thuhet se “asnjë vëzhgues i PE nuk mund të monitorojë zgjedhjet”, se OSBE “dërgon vetëm një mision të kufizuar për të shpallur rezultatet disa muaj më vonë”, dhe thekson se për këtë arsye është “shumë e vështirë të imagjinohet një votë politike e besueshme në ditën e zgjedhjeve”.


Letra u nënshkrua nga nënkryetarja e PE-së, Klara Dobrev, kryetari i Delegacionit të PE në Serbi, Tanja Fajon, katër deputetë nga Partia Demokratike Italiane në pushtet dhe të tjerë.

Ata gjithashtu deklaruan se dialogu ndërpartiak në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, me ndërmjetësimin e Parlamentit Evropian, ishte “një hap i mirë drejt një situate më të barabartë parazgjedhore”.

“Sidoqoftë, informacioni i paraqitur aktualisht nga qeveria serbe dhe institucionet e tjera tregon një pamje të shtrembëruar të procesit zgjedhor”, thuhet në letrën drejtuar Varhelyi.

Letra shton se pjesa kryesore e opozitës përkatëse do të bojkotojë zgjedhjet dhe se situata përkeqësohet më tej nga kontrolli pothuajse i plotë i mediave nga partitë politike në pushtet.

Dy javë më parë, 11 deputetë nga grupi liberal “Le të Rinovojmë Evropën” i dërguan një letër komisionarit për Zgjerim, duke shprehur shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë në Serbi dhe kushtet në të cilat po mbahen zgjedhjet e ardhshme. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Kalo në kategori