LAJMI I FUNDIT:

Java e parë e gastronomisë pas rihapjes ishte e mirë, por distanca e tavolinave po u shkakton vështirësi bizneseve

Java e parë e gastronomisë pas rihapjes ishte e mirë, por distanca e tavolinave po u shkakton vështirësi bizneseve

Me masa të shtuara për shkak të pandemisë, sektori i gastronomisë prej një jave i janë kthyer punës. Pronarët thonë se u dëmtuan shumë gjatë periudhës së pandemisë.

Pas tre muajve pushim të detyruar për shkak të pandemisë edhe Veton Hajzeri i është kthyer punës.

“Java e parë pas pandemisë ka shkuar perfekt. Nuk është vërejtur që është karantinë apo pandemi. Gjatë pandemisë puna më ka munguar shumë. Unë varem shumë nga kjo puna por nuk kisha çfarë të bëjë”, deklaron Veton Hajzeri për RTV Dukagjinin.


Ndërsa sipas Veton Zukës, që është pjesë e shoqatës së gastronomëve java e parë ka shkuar mirë.

“Java e parë u prit mirë nja njerëzit. Kishin pasur nevojë ata dhe ne për këtë rihapje. Po shpresojmë të vazhdojë mirë edhe më tej. Rekomandimeve ne jemi duke iu përmbajtur ashtu si na është thënë”, deklaroi Veton Zuka, përcjell Telegrafi.

Mirëpo tre muaj pa punë i kanë dëmtuar mjaft këto biznese. Distanca mes tavolinave këtyre bizneseve po u shkakton pak probleme.

“Distanca mes tavolinave ka ndikuar shumë në bizneset tona pas pandemisë. Shumë biznese për shkak të këtyre masave mund të falimentojnë. Me këtë masë ne kemi 30 për qind më pak tavolina e që i bie 30 për qind më pak qarkullim”, thotë më tej Veton Zuka.

Llogaritet se gastronomia është ndër sektorët më të prekur gjatë pandemisë së coronavirusit./RTV Dukagjini/Telegrafi/