Njerëzit e famshëm nuk pushojnë asnjëherë së mahnituri. Dhe kur është fjala për dasmat, ata na lënë gojëhapur, pasi shumë prej tyre zgjedhin të martohen në mënyra që janë po aq të çuditshme sa janë goditëse.
Qoftë për shkak të kohëzgjatjes së tyre, temës, apo fustaneve të dekoruara, dasmat e të famshmëve kanë arritur të na befasojnë dhe të mbesin në kujtimet e admiruesve të tyre, pa marrë parasysh sa kohë kalon.
Bright Side zgjodhi 12 çifte të famshme që bënë histori për mënyrat e tyre të flakta, ekstravagante dhe shumë origjinale për të realizuar ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
1. Tom Cruise dhe Katie Holmes
Çifti ishte martuar sipas riteve të ‘Scientology’ (një fe moderne; një sistem i besimeve dhe riteve të lidhura krijuara nga L. Ron Hubbard). Prandaj, si një shenjë e dashurisë dhe besnikërisë së tij, Tom Cruise iu zotua nuses me një krehër, një tigan dhe një mace. Përveç kësaj, dasma u zhvillua në një kështjellë të zbukuruar italiane.
2. Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick
Nusja, një ikonë në industrinë e modës zgjodhi një fustan të zi për martesë, në kundërshtim me traditat për të veshur një vello të bardhë. Vite më vonë, ajo duket se është penduar për të. Fustani i përshtatej bukur asaj.
3. Nicole Richie dhe Joel Madden
Ashtu si në çdo martesë të nivelit të lartë, ka pak hapësirë për ekscentricitetet. Nicole Richie pati tri ndryshime të veshjeve, një për çdo moment të ngjarjes. Por gjëja më e habitshme ishte se një elefant i stërvitur me emrin Tai ecte nusen poshtë rreshtit për t’u sjellë atyre fat të mirë. Një tjetër pikë e rëndësishme e ngjarjes ishte kur nusja dhe dhëndri u martuan nga reperi Joseph “Rev Run” Simmons.
4. Pamela Anderson dhe Kid Rock
Aktorja u martua me muzikantin në një jaht luksoz në Saint Tropez. Por kjo nuk ishte e gjitha; ceremonia vazhdoi në tri vende të tjera në Amerikë. Nusja dhe dhëndri nuk mbanin asgjë përveç rrobave të banjës dhe kapelave të marinarëve.
5. Miranda Lambert dhe Blake Shelton
Ylli i zhanrit ‘country’ në martesë kishte veshur fustanin e nënës së saj me një palë çizme argjendi. Për darkë, një pjatë e bërë me mish dreri u shërbeu të gjithë të ftuarve. Ata nuk e dinin, vetë këngëtarja gjuante mishin!
6. Ashlee Simpson dhe Pete Wentz
Martesa e kësaj dyshe ishte shumë romantike. Vendi u dekorua me 10,000 trëndafila të zi. Qeni i dhëndrit ishte i ngarkuar të barte unazat në altar dhe babai i nuses i ofroi ceremoninë.
7. Elizabeth Hurley dhe Arun Nayar
Çifti nuk kurseu asnjë shpenzim kur erdhi koha e dasmës. Ata kishin organizuar një dasmë përrallë. Së pari, ata u martuan sipas traditës anglikane. Pastaj, festa zgjati gjashtë ditë, sipas traditës indiane. Në fund të festës, ata patën një martesë hinduiste.
8. Elizabeth Taylor dhe Larry Fortensky
Për dasmën e tij të tetë, Larry Fortensky huazoi parkun Neverland Ranch në Kaliforni. Dasma ishte një sukses i madh me shumë të ftuar të profilit të lartë. Dyshja tërhoqën qindra reporterë dhe fotografë. Disa helikopterë fluturuan mbi fermë me shpresën për të marrë imazhe ekskluzive të çiftit.
9. Dennis Rodman dhe Carmen Electra
Ylli i NBA gjithmonë i lë të gjithë gojëhapur, dhe jo vetëm për shkak të talentit të tij në fushë basketbolli. Ai u martua me aktoren Carmen Electra në Las Vegas, vetëm për të paraqitur letrat e anulimit dhjetë ditë më vonë.
10. Britney Spears dhe Kevin Federline
Çifti ishte takuar vetëm tre muaj më parë, kjo është arsyeja pse martesa ishte kaq e papritur. Kur të ftuarit arritën në atë që menduan se ishte një fejesë, ata morën një kartë që thoshte, “Surprizë! Sot është dasma jonë”.
11. Kendra Wilkinson dhe Hank Baskett
Dyshja u martuan në rezidencën Playboy. Sigurisht, ai mori pjesë me tri të dashurat e tij në atë kohë. Ndoshta kjo nuk është aq e çmendur sa fakti që Hefner dhe Wilkinson ishin çift para kësaj.
12. Mariah Carey dhe Nick Cannon
Në fillim, kur u martuan, ata tashmë e kishin bërë të madhe. Por kur realizuan premtimet e tyre, ata vendosën të bëjnë gjëra të stilit ‘Disney’ me kështjellën e ‘Bukuroshes së Fjetur’ si sfondi i tyre. Ata festuan vitet e martesës mes magjisë së përrallave. Ajo vishej me një fustan pompoz dhe ai dukej si princ simpatik. Fëmijët e tyre ishin veshur ashtu si prindërit e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”
Cher zbulon se dikur e refuzoi yllin ikonë, për shkak të reputacionit të tij
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? – Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe