LAJMI I FUNDIT:

Hoti bisedon me këshilltarin e presidentit Macron, konfirmohet mbështetja e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Hoti bisedon me këshilltarin e presidentit Macron, konfirmohet mbështetja e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë të hënës ka pasur një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me të cilin u fol edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, Bonne i ka thënë Hotit se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, Emmanuel Bonne tha se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në postim.


Gjithashtu ai ka thënë se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID-19.

“Me këtë rast, Bonne, duke e përgëzuar kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID- 19”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO

Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO

Lajme
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme
Kalo në kategori