LAJMI I FUNDIT:

Kështu e shërojnë tensionin e lartë popujt e Orientit: Për dy javë stabilizim i plotë pa ilaçe!

Kështu e shërojnë tensionin e lartë popujt e Orientit: Për dy javë stabilizim i plotë pa ilaçe!

Sistemi autoimun (vegjetativ) nervor i kontrollon enët e gjakut në trup, ngushtimin dhe zgjerimin e tyre. Kur ky sistem është i shqetësuar, është i mundshëm presioni ose i lartë ose i ulët

Kur problemi i tillë shfaqet, personi mund të vuajë nga dhembja e kokës, çrregullimi i gjumit, transmeton Telegrafi.

Orientalët kanë edhe teknikën e normalizimit të presionit të gjakut


Esenca e kësaj teknike është kontrollimi i frymëmarrjes. Uluni në pozitë të rehatshme, qetësohuni. Është me rëndësi që asgjë të mos ju pengojë në ekzekutimi e ushtrimeve.

Më parë merrni frymë tri herë. Rekomandohet ngritja e supeve gjatë frymëmarrjes në mënyrë që të lirohen muskujt e unazave të qafës. Pikërisht në këtë zonë rritet tensioni i cili na pengon të relaksohemi. Nëse ngrini supet, mund të liroheni nga stresi dhe në atë mënyrë të ulni shtypjen e gjakut.

Merrni frymë me hundë, duke mbuluar njërën vrimë të hundës me gisht. Nxirreni frymën. Te frymëmarrja vijuese mbyllim vrimën tjetër të hundës. Ushtrimi bëhet çdo ditë dhe zgjat 15 minuta. Përmirësim drastik do të duhej të ndienit pas dy javësh.

Vërejtje: Me rastin e mbylljes së njërës vrimë është me rëndësi që tërësisht të përqendroheni në ndjenjën e ajrit i cili kalon nëpër rrugët e frymëmarrjes. Është me rëndësi të mos mendoni për asgjë pos për frymëmarrjen, pa shqetësime të tjera.

Kjo teknikë e frymëmarrjes është e mirë për ata njerëz të cilët kanë sistem të pabalancuar vegjetativ. Në të vërtetë, shumica e teknikave të tilla të frymëmarrjes kanë për qëllim që trupi ta luftojë stresin, i cili sot është shkaktar i një numri të madh të sëmundjeve.

Kjo metodë ndihmon që të përtërihet i gjithë sistemi nervor dhe që të zgjidhë problemin ne presionin e gjakut.

Cilët janë shkaktarët e distonisë vegjetativo-muskulore? Mund të jenë shumë. Para së gjithash, ka kuptim t’i kushtohet kujdes unazave të qafës. Problemi mbase është tek ato. Atëherë është e dobishme të bëhen ushtrime të veçanta për unazat e qafës.

Vërejtje: Nëse tashmë keni terapinë me ilaçe për presion të lartë, mos i zëvendësoni me ilaçe natyrale, pa lejen e mjekut tuaj! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori