LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë Qeverisë Kurti

Sveçla: Kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë Qeverisë Kurti

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ishte i mbyllur kurrë gjatë Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në çdo pikë kufitare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim.

“Diktatorët, nga Hitleri te Stalini, kanë pasur një parim kryesor në propagandën e tyre: ‘Akuzoji kundërshtarët e tu për atë çka ti vetë bën. Kështu edhe zëdhënësit e qeverisë Koti të subjekteve humbëse, paskan sulmuar qeverinë Kurti, se kinse kufiri me Shqipërinë paska qenë i mbyllur e ai me Serbinë i hapur. Kush e bën këtë akuzë? Qeveria e cila sapo u përshëndet nga Vuçiqi për veprimin e rrallë në botë, ku hoqën dorë vetë nga reciprociteti, dhe lejuan që Serbia të hyjë në Kosovë me dokumentet “Kosovo i Metohija””, ka thënë Sfeçla.


“Sado që propaganda synon të luajë me emocionet, ky është sulm “i budallëm”. S’e ha kush. Në asnjë moment kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë qeverisë Kurti. Në çdo pikë kufitare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë, por kurrë jo i mbyllur. Masat janë të publikuara në faqet zyrtare të qeverisë dhe ministrive, e lehtë mund të shohin të gjithë se kurrë kufiri me Serbinë, gjatë qeverisë Kurti nuk ka qenë më i hapur se me ate të Shqipërisë. Përkundrazi”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori