LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Po i kthehemi normalitetit

Tahiri: Po i kthehemi normalitetit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar eliminimin e plotë të pengesave mes Kosovës dhe Shqipërisë pas hapjes së plotë të kufirit mes dy vendeve.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, tha se po i kthehemi normalitetit dhe në të njëjten kohë ai në mbledhjen e ekzekutivit ka kërkuar kthim të plotë në normalitet edhe për sektorin e gastronomisë.

Postimi i plotë i Tahirit:


“Po i kthehemi normalitetit

Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë.

Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19″, ka shkruar Tahiri.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të dielën, ka miratuar disa masa lehtësuese të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nga e hëna (8 qershor), qytetarët që hyjnë në Kosovë, përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por ata do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore, do t’u merren të dhënat, që më pas Qendrat e Mjekësisë Familjare, në komunat përkatëse do të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Po ashtu, nga 8 qershorit, Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë orarin e kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. /Telegrafi/