Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha vlerëson se Qeveria e udhëhequr nga Abduallah Hoti në raport me dialogun Kosovë-Serbi, duhet të ketë mbështetjen e 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Shasha thotë se Hoti duhet të ketë një platformë politike e cila duhet në Kuvend në rrafshin e brendshëm politik kurse jashtë duhet të sigurojë që nuk ka përçarje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për sa i përket çështjes së dialogut.
“Qeveria duhet të ndjek dy aspekte sa i përket dialogut me Serbinë i pari është ai i brendshmi ku kryeministri Hoti i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë kryenegociator, duhet të sigurojë një konsensus të brendshëm politik, duhet të siguroj përkrahje të 2/3 në Kuvendin e Kosovës për nisjen e negociatave”, ka thënë drejtori i EPIK Shasha, për Ekonomia Online.
“Duhet të votohet një platformë politike për nisjen e negociatave me Serbinë, duhet të votohen një ekip dhe duhet të përkufizohen parimet dhe vijat e kuqe të dialogut”.
“I dyti është ai i jashtëm ku kryeministri Hoti duhet të sigurojë që ekziston vetëm një dialog dhe ai është dialog i udhëhequr nga Bashkimi Evropian në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Ai duhet të sigurojë edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet të sigurojë që nuk kanë përçarje në mes të partnerëve tanë tradicional, transatlantik”, ka thënë ai.
Por që ai thotë se kjo do të jetë një sfidë për kryeministrin Abdullah Hotin të sigurojë 2/3 e i cili u zgjodh kryeministër me vetëm 61 vota, e që sipas tij, pa një pëlqim paraprak është e papranueshme të rifillojë dialogu.
“Kjo do të jetë një sfidë politike por sado që është e vështirë është e paevitueshme, është jashtëzakonisht e papranueshme që dialogu të filloj pa një pëlqim paraprak pa një mandat paraprak me 2/3 në Kuvendin e Kosovës”.
Kurse sa i përket debatit publik se a duhet dialogu të udhëhiqet nga BE-ja apo nga ShBA-ja, Shasha thotë se për objektivat e dialogut ka një dakordim të plotë ndërmjet të këtyre dyjave.
Ai thotë se Hoti e ka për obligim të sigurojë mbështetje të dyanshme, kurse çështja e kufijve sipas tij, nuk do të jetë temë diskutimi.
“ShBA-të dhe BE-ja janë në dakordim të plotë për sa i përket objektives apo qëllimit të dialogut, tani është mbi kryeministrin të sigurojë fillimisht kohezion politik në Prishtinë e më pastaj kohezion politik në rrafshin ndërkombëtarë”.
“Përderisa kemi deklarata në diskursin publik si një ide por asnjëherë por asnjëherë si propozim apo qëndrim i palës kosovare, të gjitha partitë politike pa dallim kanë deklaruar se integriteti territorial është i pacenueshëm, rrjedhimisht në përputhje me qëndrimet politike në asnjë formë integriteti territorial i Kosovës nuk mund të jetë temë e diskutimit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze