Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për partneritet konstruktiv me Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke potencuar se adresimi i pasojave shëndetësore por edhe ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID19 duhet të jenë në mesin e prioriteteve kryesore.
Dy odat ekonomike theksojnë se heqja e barrierave në tregti, fuqizimi i dialogut përmes mekanizmave ekzistuesë dhe mbi të gjitha aprovimi i një pakoje të rimëkëmbjes duhet të zënë vendin kryesorë në agjendën e punës së Qeverisë së re.
“Në këtë aspekt, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane mirëpresin vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e barrierave tregtare, një hap i cili do të mundësonte bashkëpunim më të madh ekonomik rajonal por edhe raporte më të mira ndërfqinjësore. Eliminimi i barrierave tarifore e jotarifore si dhe avancimi i lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit ndërmjet shteteve të Ballkanit, do të rrisnin prospektet për tërheqje të investimeve të huaja direkte dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Më tej, dy odat ekonomike shprehin besimin e fuqishëm se Kosova ka nevojë për një Pakt Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, i cili përveç ndërtimit të kornizës së rimëkëmbjes ekonomike do të ndihmonte edhe në adresimin e çështjeve të cilat kanë pamundësuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, duke fokusuar në këtë mënyrë mbështetjen në sektorin e prodhimit, e posaçërisht në ndërmarrjet me potencial të eksportit, por edhe në sektorin e shërbimeve me fokus në ndërmarrjet e teknologjisë së informacionit. Në këtë aspekt është i pashmangshëm edhe intervenimi i strukturuar në sektorin e arsimit akademik dhe profesional me qëllim të adresimit më të madh të kërkesave në tregun e punës, me vëmendje në tiparet dhe sjelljet e gjeneratave të reja, por edhe nevojat e tregut të punës, si dhe prioritetet e Paktit Kombëtar të Transformimit Ekonomik.
Modeli i ri ekonomik do të nënkuptojë që sektorët me potencial konkurrues dhe shërbimet përcjellëse për këta sektorë, duhet të kalojnë në një proces holistik të transformimit digjital. Për një model të ri zhvillimor nevojitet avancimi i instrumenteve ekzistuese të sistemit financiar, për të rritur kapitalin në treg, përmes krijimit të fondeve investive, të cilat mund të akumulojnë mjete nga qytetarët, bizneset, diaspora dhe institucionet financiare vendore e ndërkombëtare.Po ashtu, të dyja organizatat e biznesit tona besojnë se pakoja për rimëkëmbje duhet të përfshijë me doemos edhe plotësim-ndryshimin e kornizës ligjore, respektivisht nxjerrjen e akteve të reja ligjore për implementimin e lehtësirave të mëtejme tatimore, përfshirë edhe pushimet tatimore për investimet e reja të brendshme ose të jashtme, me fokus në ndërmarrjet ndërkombëtare te cilat synojnë stabilizimin e zinxhirit të furnizimit dhe ruajtjen e aftësisë konkurruese, pas një largimi të mundshëm të tyre nga vendet aziatike”, thuhet në komunikatën e dy odave.
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërisin zotimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë me institucionet legjislative dhe ekzekutive me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të të bërit biznes, që do të ishte nxitës për investimet e brendshme dhe të jashtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje