LAJMI I FUNDIT:

Selimi: S’ka përçarje brenda Vetëvendosjes

Selimi: S’ka përçarje brenda Vetëvendosjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi , ka thënë se kjo është edhe më e fortë se kurrë, sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës, të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve.

Ai tha se deputetët aktual do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, pavarësisht që shumë prej figurave të rëndësishme ishin pjesë e ekzekutivit, e të cilët gjatë këtij mandati nuk mund ta ushtrojnë këtë detyrë.

“Lëvizja Vetëvendosje është edhe më e fortë sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve dhe deputetët aktual do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre”, tha Selimi, për Ekonomia Online.


“Sido që të jetë ne veprojmë së bashku si organizatë dhe si bashkaktivistë, dhe kjo nuk do të jetë asgjë pengesë që ne të bashkëveprojmë si Lëvizje Vetëvendosje edhe në të ardhmen”, shtoi Selimi.

Mes tjerash, Selimi ka thënë se nuk ka përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje, por thjesht janë tendenca të oponentëve politik për ta paraqitur ndryshe këtë parti, raporton EO.

“Kjo është gënjeshtër dhe nuk janë zëra, por thjesht tendenca të oponentëve politikë për ta paraqitur ndryshe Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Uroj që Lëvizja Vetëvendosje të jetë kushtimisht e përçarë gjithmonë kaq sa është sot”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori