LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Angazhimi për mjedisin është kujdes për shëndetin dhe mirëqenien tonë

Osmani: Angazhimi për mjedisin është kujdes për shëndetin dhe mirëqenien tonë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot  në takim përfaqësuesit e Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm (KSDW). Në takim ishin prezent përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Mjedisit, Zyrës së BE-së në Kosovë/EUSR, GIZ Kosova, INDEP dhe BGF.

Kryetarja Osmani ka thënë se çështjet mjedisore duhet të jenë në fokus të përhershëm dhe se duhet të kemi vëmendje të veçantë se si i bëjmë ato të prekshme dhe të kuptueshme për të gjithë. Në këtë kontekst, përveç angazhimit për një qasje miqësore ndaj mjedisit, kryetarja Osmani, gjithashtu ka premtuar rol më aktiv të Kuvendit në adresimin e çështjeve që lidhen me mjedisin, përmirësimin e infrastrukturës ligjore si dhe zbatimin e ligjeve aktuale në fuqi.

Java e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm paraqet platformën e parë të llojit të vet ne Kosovë dhe në Rajon, që bashkon në një ombrellë, ekzekutivin, komunitetin ndërkombëtar, dhe shoqërinë civile. Duke përcjellë këtë model të bashkëpunimit, kryetarja Osmani ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.


“Ndikimi i veprimeve të përbashkëta tejkalon ndikimin e çdo veprimi individual”, është shprehur Osmani. Ajo konfirmoi përkushtimin për riaktivizim të Grupit të Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me deputetët, për t`u siguruar se çështjet e diskutuara në takim dhe agjenda e gjelbër të avancohet më tutje.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori