Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), Eset Berisha ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi.
Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kallëzimin penal e ka dorëzuar për shkak të shkarkimit nga posti i drejtorit të AAC-së, pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative), me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot dorëzova një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendës kryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative) me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës,
ndaj ish zëvendës kryeministrit Abazi, edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar (“arsyetimit”) me përmbajtje të rrejshme dhe me manipulim të provave në të gjitha pikat e arsyetimit të tij 14 faqësh të vendimit, mes tjerash me fshehje të:
– Raportit të auditimit të brendshëm nga ministria e financave;
– Raportit të Këshilit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil;
– Vendimeve gjyqesore
– Shkresave tjera zyrtare
Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme.
Për dallim prej z. Kurti, që e kishte plot gojën me “luftimin e kr(l)imit dhe korr(l)upsionit, jam #krenar për veprimet dhe vendimet e mia në luftimin e paligjshmërive në #AutoritetiiAviacionitCiviliKosovës dhe më gjerë.
Sepse, besoj se është e kundërligjshme mbajtja e postit të drejtorit të departamentit pa kualifikim, pa diplomë të studimeve themelore, e aq më tepër financimi me para publike i shkollimit në nivelin master jashtë vendit, edhe përkunder mungesës së diplomës së studimeve themelore. Për këto kanë shkruar edhe gazetat më parë.
E për këta drejtor, ishin krijuar departamente që kishin vartës të tyre inspektor të aviacionit të shkolluar jashtë vendit të cilët punonin pa asnjë shpresë për avansim në të ardhmen. Disa drejtor nuk kishin asnjë nëpunës tjetër, përvec drejtorit, e i cili paguhet mbi 2.000 euro në muaj, në kundërshtim me kërkesat e ligjit për administratën shtetërore që parasheh të paktën 7 nëpunës për një departament, dhe jo pa arsye, por për shkak të shpenzimit më racional të buxhetit.
Sepse, është e kundërligjshme krijimi dhe lejimi i monopoleve në ekonomi, e aq më tepër, mosveprimi institucional kundër tyre.
Këto i luftova unë, dhe jam #krenar për këtë!!!
Eh, z. Kurti tani i mbetet të arsyetoj, pse nuk ka zbatuar ndonjë procedurë zyrtare për shkarkim, sic parashihet me ligjin e punes dhe ligjet tjera, ndërsa z. Abazi, të arsyetoj, pse ka deklaruar rrejshëm disa herë në shkresë zyrtare, ka konstatuar shkelje të ligjeve përkundër vendimeve gjyqësore që kanë vërtetuar të kundërtën, dhe pse nuk i ka përfshirë në shkresën e tij dokumentet dhe dëshmitë të cilat i ka pasur në posedim para se ta hartonte atë. Të gjitha këto dëshmi tani i posedon edhe prokuroria.
Fatmirësisht, jetojmë në një vend me Kushtetutë dhe ligje të cilat i garantojnë të drejtat themelore njerëzore të mbrojtura me konventa ndërkombëtare dhe në të cilin, shkelja e këtyre të drejtave sanksionohet me Kodin tonë Penal, të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje