LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohet një rrugë dhe hapen dy tjera në fshatrat e Malishevës

Asfaltohet një rrugë dhe hapen dy tjera në fshatrat e Malishevës

Në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot është asfaltuar një rrugë dhe ka filluar hapja e dy rrugëve tjera, të cilat së shpejti pritet të përfundojnë. Në fshatin Temeqinë, është asfaltuar një rrugë, ndërsa ka filluar hapja dhe ndërtimi i dy rrugëve tjera, njëra në Kërvasari dhe tjetra në Lladrovc.

Punimet në këto rrugë, sot i kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi, ku krahas inspektimit të punimeve, janë takuar edhe me banorë, të cilët i kanë uruar për këto rrugë të reja në të tri fshatrat.


“Këto janë planifikime të cilat jemi duke i realizuar dhe të gjitha këto rrugë kanë rëndësi të madhe për banorët e lagjeve në këto tri fshatra”, tha kryetari Begaj, i cili edhe i ka uruar banorët për rrugët e reja.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se “këto rrugë mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa rrugët kanë këto gjatësi: në Temeqinë, rruga e asfaltuar është e gjatë 420 metra, rruga që ka filluar të hapet në Kërvasari është e gjatë 680 metra dhe ajo në Lladrovc është e gjatë 750 metra”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove
Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Oaza Company
Zbulo produktet më të reja në Evapify

Zbulo produktet më të reja në Evapify

Crystal Evapify
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Kalo në kategori