LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e KEK-ut për kthimin në punë të ish-drejtorit Thaçi, organizatorët shoqërohen në polici

Protestojnë punëtorët e KEK-ut për kthimin në punë të ish-drejtorit Thaçi, organizatorët shoqërohen në polici

Sot dhjetëra punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan për kthimin në punë të ish-drejtorit ekzekutiv të kësaj korporate Njazi Thaçi, të shkarkuar nga bordi i përkohshëm.

Kjo protestë e organizuar nga Këshilli Iniciues i Punëtorëve të KEK-ut, mbajti protestë para mensës së termocentralit “Kosova B” edhe pse pati përplasje ndërmjet protestueseve dhe sigurimit të KEK-ut që protesta të mbahet në ambientet e kësaj korporate.


Faket Selmani nga ky Këshill, kërkoi nga bordi dhe kryeministri i ri Avdullah Hoti që të kthejë në punë Njazi Thaçin, pasi siç tha ai ka qenë “kryehero” i kësaj ndërmarrje me performancë pozitive.

Në fund, ai është shoqëruar në polici së bashku me Muhamet Selamin si organizator të protestës, që me gjasë nuk kanë pasur leje për të protestuar brenda ambienteve të KEK-ut.

Policia në fillim të ngjarjes nuk ishte e pranishme, por pas 20 minutave aty u pa edhe njësia speciale.

Ndryshe, bordi i ri i drejtorëve të KEK-ut kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kompanisë, Njazi Thaçin dhe zëvendësin e tij Nysret Kelmendi më 24 prill.

Vendimin e kishte marrë bordi i ri një ditë pas shkarkimit nga Qeveria e Kosovës. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori