LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Qeverisja e kaluar shkeli të drejtat dhe liritë themelore- rasti i Agon Musliut duhet të hetohet

Hoxha: Qeverisja e kaluar shkeli të drejtat dhe liritë themelore- rasti i Agon Musliut duhet të hetohet
Foto: Arkiv

Deputetja Eliza Hoxha, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në seancën e Kuvendit të Kosovës foli për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19”, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Hoxha tha se ky Komision do të merret me hetimin e të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria e kaluar, në rastin e menaxhimit të situatës së pandemisë COVID-19.

“I kemi paraqitur Kryesisë së Kuvendit, propozimin për formimin e Komisionit përhetim parlamentar, në lidhje  me virusin COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si bartësi kryesor i përgjegjësive për menaxhimin e pandemisë COVID-19, përkatësisht hetimin në të gjitha aspektet e vendimmarrjes së saj që nga koha e pandemisë. Puna hetimore e komisionit, do të bazohet në ndriçimin e fakteve, konstatimin dhe përshkrimin e ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet e pushtetit të kaluar, etj”, ka thënë ajo.


Ajo tha se qeverisja e kaluar, nuk ka pasur plan veprimi për menaxhimin e situatës, por veprimet dhe vendimet e tyre kanë qenë ad-hoc.

Hoxha gjithashtu theksoi se qeverisja e kaluar, me vendimet për masat kufizuese shkeli liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Qeveria dikur në dorëheqje nuk ka hartuar ndonjë plan konkret strategjik për menaxhimin e pandemisë, duke marr veprime Ad-hoc. Me vendimet e saj për vendosjen e masave kufizuese, ka shkaktuar shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore Kushtetuese, të mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës, për dy herë radhazi, shkelje këto të konfirmuara dy herë radhazi nga Gjykata Kushtetuese”, tha ndër të tjera ajo.

Siç tha Hoxha, rasti i të riut Agon Musliu, duhet të hetohet dhe Komisioni duhet të bashkëpunoj me institucionet përkatëse.

“Për më tepër nga vendimet për vendosjen e masave kufizuese të qeverisë së atëhershme si dhe shpalljen e konvikteve si qendra karantine, ka pasur parregullsi të shumta të cilat u raportuan në media të shumta. U përdor parimi selektiv në trajtimin e qytetarëve si nga diaspora ashtu edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë. Si dhe u shënua dhe një rast tragjik, i studentit Agon Musliut. Shkaqet dhe rrethanat e të cilit duhet të zbardhen nga institucionet përkatëse, ndërsa komisioni me punën e tij duhet të bashkëpunoj me këto institucione por pa u kufizuar në rastin tragjik, dhe pa paragjykuar në asnjë rast rrethanat dhe humbjen e jetës së tij”, theksoi ajo.

Deputetja Hoxha, sqaroi se ky Komision po ashtu do të merret edhe me hetimin dhe mbikëqyrjen e masave dhe veprimeve të marra në raport me efektet ekonomike.

“Komisioni i propozuar do të merret dhe me hetimin dhe mbikëqyrjen sa i përket masave dhe veprimeve të  marra në raport me efektet ekonomike. Si dhe ky Komision do të merret dhe me sigurimin e mjeteve të medikamenteve si procedurat për realizimin e tyre, për virusin COVID-19”.

Hoxha po ashtu tha se Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19, do të ketë 11 anëtar dhe afat prej 6 muajsh nga dita e themelimit nga ana Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori