Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se deputeti Haxhi Shala tregoi qartë që presidenti Hashim Thaçi ka bredhur odë më odë për t’ia bërë votat Qeverisë Hoti.
Aliu po ashtu tha se deputeti i cili vjen nga radhët e komuniteteve, Hetem Arifi nuk kishte të drejtë të votonte të mërkurën në Kuvend, pasi ka dënim të plotfuqishëm nga gjykata.
Sipas tij, LVV do të marr hapa ligjore për votën e Arifit, si dhe për votën e deputetit të Nisma Social Demokrate, Haxhi Shala.
Siç tha Aliu, presidenti i vendit ka shëtitur odë më odë, për të siguruar votat për votimin e Qeverisë Hoti, për të cilin veprim siç tha ai, është jo-kushtetues.
“Akrobacitë politike e dobësojnë shtetin. Akrobaci politike ishte vota e Hetem Arifit, i cili është i dënuar nga Gjykata me dënim të plotfuqishëm dhe që nuk kishte të drejtë të votonte. Këtë e përcakton qartë Gjykata Kushtetuese. Ishte votë përcaktuese pasi ishin vetëm 61 vota, dhe për të cilën votë ne do të marrim hapa në gjykatë. Gjithashtu edhe për votën e kompromentuar të deputetit Haxhi Shala, i cili ju tregoi të gjithëve që presidentit po bredhka odë më odë për të bërë votat. Kjo qeveri është e qartë, që votat ia ka bërë Hashim Thaçi. Nuk ishte vetëm kjo votë e bërë odë më odë. Kjo është ndërhyrje e qartë e presidentit në vullnet të deputetit. Nuk paska me përdor presidenti më gaz e lotësjell, por mjete tjera. D.m.th. presidenti po kërcënon. Qytetarët e panë që në këtë vend është i mundshëm ndryshimi. Modeli është dhënë”, ka thënë Aliu.
Aliu po ashtu tha se presidenti Thaçi, po bën kërcënime në emisione televizive.
Ai po ashtu tha se depërtimi i Serbisë në institucionet e Kosovës po bëhet përmes Listës Serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Mickoski: Nuk do të ketë Ndryshime Kushtetuese deri në fund të vitit
Mexhiti: Prioritet i qeverisë sonë është rruga drejt BE-së
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët