Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës në Gjermani CDU, CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë stimuluese shumëmiliardëshe për të nxitur përsëri ekonominë pas krizës së Coronavirusit.
Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro.
Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021. 120 miliardë euro nga kjo paketë vihen në dispozicion nga qeveria federale.
Drejtuesit e koalicionit qeveritar diskutuan për këtë paketë të madhe stimuluese dy ditë me radhë.
Merkel tha se ne do të përpiqemi të dalim të fortë nga situata jashtëzakonisht e vështirë së bashku.
Ndërmarrja hekurodhore gjermane Deutsche Bahn do të marrë miliarda euro ndihmë financiare nga qeveria federale për shkak të mungesës së të ardhurave gjatë krizës së COVID-19.
Konkretisht kjo do të thotë që qeveria federale do të vërë në dispozicion të Deutsche Bahn pesë miliardë euro. Ndihma prej 2.5 miliardë eurosh janë planifikuar gjithashtu për transportin publik lokal. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe