LAJMI I FUNDIT:

Të katër ish oficerët e përfshirë në vrasjen e George Floyd tani përballen me akuza

Të katër ish oficerët e përfshirë në vrasjen e George Floyd tani përballen me akuza

Prokurori i Përgjithshëm i Minesota, Keith Ellison ka ngritur akuzat kundër ish oficerit të policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, për vrasje të shkallës së dytë në vrasjen e George Floyd dhe gjithashtu akuzimin e tre oficerëve të tjerë të përfshirë në këtë incident.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi zyrtar i Ellison pritet të vijë të mërkurën pasdite (sipas kohës amerikane), më shumë se një javë pasi Floyd u vra ndërsa ishte në arrest në Minneapolis.

Kjo shkaktoi edhe protesta mbarëkombëtare që bëjnë thirrje për përfundimin e dhunës policore kundër qytetarëve me ngjyrë.


Derek Chauvin, i cili e kishte vendosur gjurin në qafën e Floyd për gati nëntë minuta, më parë ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Oficerët Thomas Lane dhe J.A. Keung, i cili ndihmoi të frenonte Floydin, dhe një oficer i katërt, Tou Thao, i cili qëndronte pranë të tjerëve, fillimisht nuk u akuzuan.

Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, dy autopsi përcaktuan se ai vdiq nga një vrasje pa paramendim.

Shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo largoi të katër oficerët dhe tha që ata ishin “bashkëpunëtorë” në vdekjen e Floidit.

Familja e Floyd dhe protestuesit në mbarë vendin kanë bërë thirrje që ata të arrestohen dhe të dënohen për vrasjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori