LAJMI I FUNDIT:

Tesla ka gjetur zgjidhje për problemet me ngjyrën e Model 3

Tesla ka gjetur zgjidhje për problemet me ngjyrën e Model 3

Me këtë sistem, pritet që ngjyra të mbijetojë edhe në motin e ftohtë dimëror

Ngjyra me të cilën është lyer Tesla Model 3, nuk është treguar aq e qëndrueshme, pasi ka pasur probleme në mot të ftohtë dhe ka pësuar plasaritje, apo është shlyer në masë të madhe, transmeton Telegrafi.


Hedhja e kripës nëpër rrugë, për të parandaluar krijimin e akullit, është armiku kryesor në dëmtimin e ngjyrës së Model 3, pasi raportohet se i shkakton dëme të konsiderueshme.

Por, Tesla i ka gjetur zgjedhje këtij problemi, duke aplikuar sistemin “All-Weather Protection Kit”, që pretendon se e mbronë ngjyrën në të gjitha stinët.

Të gjithë përbërësit e kij sistemi mund të porositen nga ueb-faqja e Teslas dhe kushtojnë nga 50 euro, ndërsa përfshijën shtresën për mbrojtjen e ngjyrës, si dhe mbrojtëset kundër kapjes së baltës.

Aplikimi i këtij sistemi, i ndihmon që nga sipërfaqja e jashtme, të rrëshqasin gurët e vegjël dhe papastërtitë, duke parandaluar grumbullimin e tyre, që është dëmtim direkt i ngjyrës.

Mirëpo, për shumë pronarë të makinave Tesla kjo mund të jetë vonë, pasi që dëmet në ngjyrë janë shkaktuar dhe kjo nuk mund t’i riparojë.

Deri më tani, Tesla është paditur nga një pronar i Model 3, që konsideron se shumë herët i është dëmtuar ngjyra dhe kërkon kompensim. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Kalo në kategori