Një pandemi globale ka lënë më shumë se 100 mijë amerikanë të vdekur brenda disa muajve.
Coronavirusi i la mbi 40 milionë të papunë në SHBA, ndërsa vendi sot po “pushtohet” çdo ditë nga mijëra protestues për shkak të vdekjes së George Floyd.
“Struktura” kombëtare në SHBA po bie para syve tanë. Stabiliteti në sistemet politike dhe ekonomike, sundimi i ligjit, premtimi për drejtësi të barabartë, madje vetë qytetërimi – që dikur u morën si të mirëqena – sot shfaqen të jashtëzakonshme. Çfarë po ndodh dhe pse?
Në një farë kuptimi, asnjë nga këto nuk është e re, siç theksoi Peter Baker në New York Times, shkruajnë Jonathan Rosenberg dhe Manu Bhagavan në një shkrim autorial në CNN, përcjell Telegrafi.
Në vitin 1918, një sëmundje virale përfshiu planetin, duke lënë miliona të vdekur. Në vitin 1929, efektet e mëdha të një ekonomie kolapsuese, çuan në vite të vështira. Dhe në vitin 1968, SHBA u nxit nga dhuna, mospajtimi dhe keqdashja politike, ndërsa shumë amerikanë marshuan kundër padrejtësisë racore dhe luftës në Vietnam.
Ajo që është veçanërisht e frikshme për momentin aktual është se të gjitha ngjarjet “shpërthyen” sërish dhe përnjëherësh.
Fantazmat mbijetojnë sepse nuk mund të pushojnë në paqe – më saktë në rastin e historisë, sfidat e vështira mbeten ende të pazgjidhura.
Ajo që po dëshmohet në rrugët e SHBA-së, është pasojë e mohimit të çështjeve nga Amerika, një dështim i thellë për t’u përballur me të kaluarën dhe për të mësuar prej saj. Vendi ka një histori të thellë të persekutimit racor dhe shtypjes, një histori që u injorua prej kohësh, shkruajnë dy autorët në shkrimin e tyre në CNN.
Vrasja e Floyd është kapitulli më i fundit i një historie të turpshme, një rrëfim në mesin e vrasjeve të papërshkrueshme të qytetarëve të pafajshëm me ngjyrë.
Në të vërtetë, prej shumë dekadave, mijëra burra dhe gra me ngjyrë kanë vdekur nga duart e amerikanëve të racës së bardhë; në qytete të mëdha, qytete të vogla dhe fshatra të izoluara rurale.
Aksionet e egra të turmave, individëve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, kanë qenë përgjegjëse për brutalizimin e amerikanëve të panumërt me ngjyrë. Dhe shumë rrallë u dënuan autorët e ngjarjeve.
Shtojeni emrin e Floyd në listën e të vrarëve, shkruajnë dy opinionistët, duke përmendur një listë që përfshin: Emmet Till, Addie Mae Collins, Denise McNair, Carole Robertson, Cynthia Wesley, Medger Evers, dhe dikur Sam Hose dhe Mary Turner.
Mosgatishmëria kolektive e kombit për t’u përballur me historinë e dhunshme të marrëdhënieve racore, amerikane, me gjithë thirrjeve urgjente të disa personave – vazhdon të pengojë përparimin midis amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë.
Megjithëse miliona vetë thonë vazhdimisht se vendi i tyre ka avancuar në “frontin racor”, ata nuk kanë arritur të trajtojnë dhe adresojnë në mënyrë efektive çështjet si varfëria e njerëzve me ngjyrë, kujdesi inferior shëndetësor për afro-amerikanët, diskriminimin në punësim dhe pabarazinë e thellë nga sistemi i drejtësisë penale.
Ajo që u kërkohet për të korrigjuar këtë situatë është një angazhim për të parë me ndershmëri dhe drejtësi veten, dhe të kaluarën tonë. Por në epokën e Donald Trump, nuk është e paarsyeshme të frikësohesh që mohimi luan rol kyç, vlerësojnë Jonathan Rosenberg dhe Manu Bhagavan në shkrimin autorial në CNN.
Presidenti, sipas tyre, në fakt e ka ndërtuar realitetin sipas dëshirës së tij. Projekti i tij politik është një manifestim i mohimit të çështjeve në Amerikë, në formën e tij më të pastër: anti-shkencë, anti-ekspertizë, anti-fakt, anti-histori.
Amerika është ballafaquar me kriza të shumta – coronavirusi, nacionalizmi ringjallës i njerëzve të bardhë, dhe me një aspekt të irrituar politik, ndërkaq secila prej tyre do e bënte sfidë serioze jetën dhe jetesën amerikane.
Në sferën ekonomike, vendi po tërhiqet me nivele të papunësisë që nuk shihen nga “Depresioni i Madh”, ndërsa në sferën politike, Presidenti Trump vazhdon të merret me pretendimet për votimin me postë, duke minuar potencialisht besimin e popullit amerikan në zgjedhjet e tyre.
Përfshirja e gjithë këtyre ngjarjeve përnjëherësh, përfshirë edhe ndryshimin e klimës, kërcënon vetë ekzistencën tonë, vlerësojnë ata.
Ndërkaq Trump po përpiqet të mashtrojë publikun për ashpërsinë e COVID-19, ndërsa njëkohësisht është duke minimizuar kërcënimin e racizmit sistematik.
Dhe tani numri i vdekjeve të viktimave të coronavirusit dhe individëve me ngjyrë, ku janë vrarë brutalisht dhe pa nevojë, zbulojnë sot realitetin e ashpër të jetës në Amerikë.
Edhe sot banorët janë të detyruar të vuajnë pasojat e rënda të dështimit kolektiv për t’u përballur me të kaluarën.
Nëse njerëzit nuk pajtohen me këtë metë të qëndrueshme, nuk do të jetë e mundur të imagjinohet një e ardhme më e mirë – dhe llogaria në fund do të “bie” në kokat e amerikanëve, vlerësojnë në fund Jonathan Rosenberg dhe Manu Bhagavan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë – pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos