LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kurti që thërriste për bashkim kombëtar, po i bllokon shqiptarët

Veseli: Kurti që thërriste për bashkim kombëtar, po i bllokon shqiptarët

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar ashpër veprimet e Qeverisë Kurti, e cila ka bllokuar kufirin për qytetarët e Shqipërisë, ndërkohë që i ka hap kufijtë me Serbinë.

Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se Albin Kurti sa i ishte në opozitë i ka mashtruar qytetarët për bashkim kombëtarë e tani si kryeministër i ka bllokuar kufijtë shqiptarë.

Postimi i plotë i Veselit:


“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/