Respiratorët e donuara nga Mbretëria e Norvegjisë arritën në Maqedoninë e Veriut
Njëzet respiratorë, të donuar nga Mbretëria e Norvegjisë si mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me COVID-19 arritën në vend.
Dhjetë respiratorë i janë dedikuar nevojave të spitalit 8 Shtatori, ndërkaq 10 të tjerat do të shpërndahen në shtëpitë shëndetësore në vend, respektivisht në spitalet klinike në Tetovë, Manastir dhe në Shtip, ku do të dërgohen nga dy respiratorë, dhe nga një aparat në spitalet e përgjithshme në Strugë, Ohër, Prilep dhe Strumicë.
Gjatë takimit të sotëm onllajn për nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes për donacionin, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë. SH.T. Jern Jelsta, theksua rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këto ditë të mbushura plot sfida.
“Këto respiratorë padyshim që do ti përforcojnë kapacitetet tona për mbrojtje nga virusi korona, por edhe në përgjithësi do ti avancojnë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për mirëmbajtjen e shëndetit kolektiv dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore të qytetarëve. Maqedonia e Veriut dhe Norvegjia në vazhdimësi kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe mbështetje të fuqishme të ndërsjellë. Dua të shpreh mirënjohje deri tek Qeveria dhe populli i Mbretërisë së Norvegjisë, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për vendin tonë, si dhe për bujarinë dhe solidaritetin në këto kohëra të ndjeshme të pandemisë me COVID-19” – theksoi Zëvendëskryeministri i Qeverisë Osmani.
Prokurimi i njëzet respiratorëve dukshëm do ti përforcojnë kapacitetet e sistemit shëndetësor për ballafaqim me valën e dytë të mundshëm me COVID-19, dhe do ti risin mundësitë për sigurimin e kujdesit të duhur të pacientëve me probleme respiratore. Këto respiratorë me performancë të lartë mund të sigurojnë terapi jo-invazive me ventilim edhe në situata të transportit për të gjitha grup moshat e pacientëve, nga të rriturit deri tek ata pediatrik dhe janë të konfirmuara për terapi me respirator në spitale, ambulantë, njësi të kujdesit intensiv dhe njësi transportuese.
“Me të vërtet jam i kënaqur që kemi mundësi të sigurojmë mbështetje për autoritetet e Maqedonisë së Veriut për luftën e tyre me pandeminë dhe përpjekjet e tyre për shpëtimin e jetëve, përmes sigurimit të ndihmës për njësitë në kujdesin intensiv dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre si dhe avancim e tyre për valën e dytë eventual të pandemisë COVID-19. Për ta arritur këtë, ne i prioritizuam prokurimet e respiratorëve klinik të cilët ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të pacientëve në gjendje kritike respiratore. Duhet ta pranojmë që me padurim e prisja këtë ditë, kur kjo teknologji e lartë e pajisjeve shëndetësore të arrijë në Shkup” – shtoi Ambasadori Jelsta.
Prokurimin e pajisjes dhe materialit prioritare medicinale e siguron Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve UNOPS, e cila në nivel global aktivizon procedurat e prokurimeve të shpejta për t’ju ndihmuar vendeve ti përgjigjen krizës së shkaktuar me pandeminë. Për arsye të kërkesës së madhe globale për pajisje medicinave, ishte sfidë e madhe prokurimi dhe transporti i respiratorëve mjekësor.
“Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të shpejtë për nevoja shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19, UNOPS ofroi ekspertizën e vetë qeverive dhe donatorëve, për tu siguruar se pajisja e domosdoshme mjekësore do të ju dërgohet vendeve. Që këtu, na paraqet kënaqësi të madhe që kemi mundësi ta mbështesim Mbretërinë e Norvegjisë gjatë prokurimit të pajisjes së domosdoshme mjekësore, ndërkaq Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saja në ballafaqim me pandeminë. Me përpjekje të kombinuara dhe bashkëpunim me agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara, UNOPS si agjencisë me mandat për kryerjen e prokurimeve publike, dorëzoi respiratorë mjekësor institucioneve shëndetësore për nevojat e qytetarëve,” – deklaroi Mikela Telatin, udhëheqëse e Zyrës Rajonale e UNOPS.
Për luftë efikase me pandeminë e COVID-19, nevojitet koordinim dhe bashkëpunim global për zhvillim dhe zbatimin e diagnozës dhe trajtimit efektiv, si dhe përgatitja e vaksinimit të përshtatshëm. Norvegjia deri më tani dhuroi mbi 350 milion dollarë për zhvillimin e vaksinës dhe teknikave diagnostikuese, duke përfshirë edhe dhënien e granteve Koalicionit për invocion të gatishmërisë gjatë epidemive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime