Problemet e sektorit të organizimit të eventeve gjatë situatës së pandemisë ishte tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me disa nga bizneset e këtij sektori.
Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi informoi për çështjet të cilat oda ka zgjidhur për bizneset në tërësi, e sidomos avokimin e bërë gjatë kohës së pandemisë. Gjithashtu u shpalosën edhe rekomandimet që OAK ka përcjellë tek institucionet me qëllim të përkrahjes së bizneseve.
Edhe pse sektorit të organizimit të eventeve nuk iu është ndaluar direkt ushtrimi i veprimtarisë, me vendim të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë është ndaluar organizimi i eventeve, dhe si rezultat i së cilës janë anuluar 60 festivale. Kjo ka bërë që këto biznese të mos kenë për kë të shërbejnë, andaj janë dëmtuar në masë të madhe pasi që plotësisht janë bllokuar.
Sektori i organizuesve të eventeve konsiderohen si një nga zinxhirët më të mëdhenj sezonal, pas gastronomisë, e ndër problemet kryesore me të cilat po përballen si pasojë e mos gjenerimit të të hyrave janë pamundësia e mbulimit të pagave të stafit, pagesa e qirasë e shpenzimet fikse.
Në këtë po ndikon edhe pamundësia e inkasimit të borxheve të vitit të kaluar, e sidomos mos ekzekutimi i pagesave nga ana e institucioneve për bizneset.
Gjatë këtij takimi u dakordua që për tejkalimin e gjendjes së rënduar të këtij sektori dhe që t’iu mundësohet mbijetesa në treg është e domosdoshme që të përkrahen nga ana e institucioneve përmes subvencionimit të pagave të punonjësve, subvencionimit të qirasë, ulja e TVSH-së për operim, shtyrja e kredit line që këto biznese kanë dhe shtyrja e tatimeve dhe obligimeve ndaj ATK-së.
Këto masa duhet të jenë së paku njëvjeçare, në mënyrë që ky sektor të ketë mundësi të rifillimit të operimit dhe të tejkalohet situata e rënduar në të cilën gjenden, pasi që për dallim nga sektorët e tjerë që kanë pasur shtyrje për disa muaj, këtij sektori i janë anuluar dhe shtyrë për një vit eventet dhe aktivitetet e parapara.
Lidhur me këto Oda e Afarizmit të Kosovës ka përcjellë një shkresë për Ministrinë e Financave dhe Transfereve, në mënyrë që të përfshihen në draftin final të Pakos e Rimëkëmbjes, në mënyrë që të sigurohet përkrahja adekuate dhe t’i jepet mundësia që ky sektor të mbijetojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje