LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me COVID-19 në Podujevë, pesë personat janë në vetëizolim

Rastet e reja me COVID-19 në Podujevë, pesë personat janë në vetëizolim

Komuna e Podujevës ka njoftuar se pesë personat të cilët mbrëmë rezultuan pozitiv në testin për COVID-19, tashmë janë vetëizoluar.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se në takimin e sotëm të Shtabit Emegjent, u bë e ditur se katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe se burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.


Njoftimi i plotë:

Vetizolohen pesë personat e infektuar me COVID-19 në Komunën e Podujevës

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e sotëm ka diskutuar për veprimet që duhet të ndërmerren pas raportimit të pesë rasteve të reja me të infektuar me koronavirus.

Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se pas testimeve të kryera në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të hënën kanë rezultuar pesë persona të infektuar me COVID-19 nga komuna e Podujevës.

Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.

Menjëherë pas konfirimimit të rasteve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, janë kontaktuar familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.

Nënkryetari Rudari kërkoi që të ndërmerren masat konform me udhëzimet e IKSHPK, të vetizolohen personat e prekur me COVID-19 dhe të kryhen kontrolle mjekësore në familjet e tyre.

Gjatë takimit të sotëm u ngrit si shqetësim edhe çështja e pjesëmarrjes së qytetarëve në ceremonitë mortore dhe organizmit të pritjes për ngushëllime.

Shtabi komunal apelon te qytetarët, që pavarësisht lehtësimit të masave, të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve dhe masave mbrojtëse nga IKSHPK, të shmangen tubimet dhe të ruhet distanca sociale.

Në komunën e Podujevës, që nga shpallja e pandemisë. deri më tani janë regjistruar gjithsej 14 raste të personave të infektuar më COVID-19, prej tyre 8 pacientë janë shëruar, kurse një qytetar i infektuar ka ndërruar jetë. /Telegrafi/