LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dhuna në qytetet amerikane, plagosen katër policë në Saint Louis – dy tjerë goditen nga një veturë në New York

Vazhdon dhuna në qytetet amerikane, plagosen katër policë në Saint Louis – dy tjerë goditen nga një veturë në New York

Protestat e dhunshme në SHBA janë duke vazhduar, që kur javën e kaluar afro-amerikani George Floyd ndërroi jetë derisa policia po e arrestonte, ku njëri prej tyre ia vendosi gjurin në qafë dhe e mbajti për disa minuta me fytyrë për asfalti.

Siç raporton BBC, kanë ndodhur disa sulme ndaj policëve amerikanë nga ana e protestuesve të dhunshëm, transmeton Telegrafi.


Katër policë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në Saint Louis, të cilët me urgjencë janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman.

Gjithashtu është bërë e ditur, se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se plagët e marra nuk ua rrezikojnë jetën.

Në anën tjetër, policia ka konfirmuar se po vazhdojnë të shtënat në qendër të qytetit, duke mos specifikuar se nga kush po shkrepen plumbat.

Përveç kësaj, dy policë janë lënduar në Buffalo të New Yorkut, ata janë goditur nga një veturë të hënën mbrëma, e njëri prej tyre është konfirmuar se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio ka qenë në Bronx, kurse në Twitter ka njoftuar se ekzistojnë probleme të natyrave të ndryshme nëpër rrugët Fordham Road dhe Burnside Avenue.

Demonstruesit në Capitol Hill në Seattle kanë gjuajtur gurë në drejtim të policëve, duke mos i kursyer edhe nga shishet e xhamit e mjetet e ndryshme piroteknike, duke tentuar të thyejnë kordonin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori