LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK apel qytetarëve të ruhen nga helmimet e mundshme, jep rekomandime se cilat ushqime nuk duhet konsumuar

IKSHPK apel qytetarëve të ruhen nga helmimet e mundshme, jep rekomandime se cilat ushqime nuk duhet konsumuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve.

Në një njoftim, IKSHPK-ja ka thënë se tash jemi në prag të sezonit të verës, dhe shpesh herë kemi pasur helmime me ushqime.


“Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi! Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht! Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Jemi në prak të sezonit të verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!
Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:
-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori