LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nuk mundet që deri në pafundësi të jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme

Xhaferi: Nuk mundet që deri në pafundësi të jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme

“Liderët partiak duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të gjejnë zgjidhje, pasi nuk mundet që shteti në vazhdimësi të jetë në gjendje të jashtëzakonshme”.

Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në një intervistë për “Sllobodna TV”. Ai tha se nuk duhet të merret për çudi, nëse në gjendje të jashtëzakonshme mbahen zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në lidhje me gjendjen aktuale, e dini se kam thënë se nuk duhet të habitemi nëse vijmë në situatë që edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme të kemi zgjedhje, pasi duhet të formohen institucionet adekuate. Nuk mundet që deri në pafundësi të jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme dhe të presim që situata vetvetiu të ndryshojë”, tha Xhaferi.

Duke i komentuar aspektet juridike kur vendosi që të mos e kthejë Kuvendin, Xhaferi tha se për shkak të paqartësisë rreth kohëzgjatjes së situatës, në mungesë të skenarit, ad-hoc janë zgjidhur punët.

Duke folur për zgjidhjet e mundshme, Xhaferi tha se votimi (zgjedhjet) mund të zgjasë disa ditë.

Ai shtoi se ka komunikim në mes partive dhe kërkoi përgjegjësi nga ata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori