LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles ka zbuluar recetën e preferuar për kafjall: Vezët e pjekura në furrë në mënyrë mbretërore!

Princi Charles ka zbuluar recetën e preferuar për kafjall: Vezët e pjekura në furrë në mënyrë mbretërore!

Vezët e pjekura me djathë janë recetë e shtëpisë Clarense, e cila ka zbuluar se si bëhet kjo delikatesë e vërtetë.

Përbërësit:


– 100 g spinaq të freskët;
– 1 domate qershi;
– 35 g djathë të butë me shije të fortë;
– 1 vezë;
– 80 g krem qumështi (Mileram);
– 15 g djathë të fortë të grirë në rende;
– borzilok të freskët.

Përgatitja:

Lyeni me gjalpë një tepsi të vogël. Mbështilleni me spinaq duke lënë në mes një rreth të vogël.

Domatet qershi pritni në katër pjesë dhe vendosni në spinaq.

Qitni sipër djathin e butë midis domateve. Shtoni borzilokun. Qitni kripë dhe piper.

Thyeni vezën në mesin e spinaqit. Qitni sipër mileramin, por përpiquni që të bardhët e vezës të mos përhapet shumë.

Qitni sipër djathin e grirë në rende.

Futeni në furrë në 180 gracë Celsius 8 – 10 minuta.

Lëreni pak të ftohet para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Rolle mishi

Rolle mishi

Kuzhina
Akullore me shalqi

Akullore me shalqi

Kuzhina
Mish viçi me speca djegës

Mish viçi me speca djegës

Kuzhina
Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët

Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët

Oreksndjellëse
Makaronat me kërpudha dhe mish pule: Ja si përgatisin italianët

Makaronat me kërpudha dhe mish pule: Ja si përgatisin italianët

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori