Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi dhe mandatarit për qeverinë e re, Avdullah Hoti, pasi këta të fundit adresuan kritika ndaj kryeministrit në largim Albin Kurti.
Thaçi dhe Hoti kritikuan sot vendimin e Qeverisë në largim për vendosjen e masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë, madje e akuzuan Kurtin se me veprimet e tij po e qet në kurth Kosovën.
“Ne, duke mos e dëgjuar Hotin e paskemi detyruar Serbinë që të zvarrisë dialogun, “ me siguri e frikësuar shumë” që pala kosovare do del fituese nga ky dialog, ashtu si ka dalë në të gjitha raundet e mëparshme të bisedimeve, në të cilat pala Thaçi-Hoti, në vazhdimësi e ka gërryer sovranitetin e Serbisë në territorin e saj”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Postimi i plotë
Margaritarët e Hotit
Krema e dijes politike Hoti paska deklaruar:
Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin , por e kurthojnë atë” – të kërkosh që Serbia të sjellë mallëra me të njejtat kritere me të cilat i lejon mallrat e vendit tonë të hyjnë në Serbi qenka kurthe për Kosovën?
Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.” – Cilës strukturë? Cilit ligj? A do ta aplikojë Hoti këtë strukturë dhe këtë ligj?
Por, ne sot kemi nevojë ta mbështesim dialogun” – Ashtu siq e kemi mbështetur për Zajednicën? Për një demarkacion të ri? Paska vuajtur dialogu nga mos-mbështetja jonë, dhe nuk paska mjaftuar mbështetja që i ka dhënë Hoti?
Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog” – A është pranim public I Hotit që Serbia qenka pala konstruktive këtu e ne ata që e paskëshim penguar atë deri më tani? A është kjo arsyeja që Vuqiqi po i gëzohet ardhjes së Hotit?
Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke” – A nuk është kjo kundërthënëse me fjalinë e mësipërme? Një fjali më lartë Hoti e pranon që ne e paskemi penguar dialogun, rrjedhimisht Serbia paska patur të drejtë të zvarrisë dhe nuk qenka fjala për alibi. NE, duke mos e dëgjuar Hotin e paskemi detyruar Serbinë që të zvarrisë dialogun, “ me siguri e frikësuar shumë” që pala kosovare do del fituese nga ky dialog, ashtu si ka dalë në të gjitha raundet e mëparme të bisedimeve, në të cilat pala Thaqi-Hoti, në vazhdimësi e ka gërryer sovranitetin e Serbisë në territorin e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës