LAJMI I FUNDIT:

Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin dhe planet për dasmë

Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin dhe planet për dasmë
Olta Gixhari (Foto: Instagram)

Ajo vetëm pak javë më parë befasoi fansat kur tregoi se është në pritje të ëmbël.

Fjala është për aktoren nga Shqipëria, Olta Gixhari, e cila tash e një kohë është karantinuar në Spanjë me të dashurin e saj dhe se dyshja pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Biondja së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku mes shumë gjërash ka folur për partnerin dhe shtatzëninë e saj.


https://www.instagram.com/p/CA0lHhFntcy/

Gixhari ka treguar se ajo dhe i dashuri e kishin planifikuar për të hedhur këtë hap të rëndësishëm.

“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram”, është shprehur aktorja.

Olta po ashtu ka folur më detajisht edhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën, duke theksuar se: “Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit”.

Olta Gixhari thotë se nuk e ka mësuar ende gjininë e fëmijës
Lexo po ashtu Olta Gixhari thotë se nuk e ka mësuar ende gjininë e fëmijës

Ata janë njohur për Krishtlindje dhe siç rrëfeu Olta, shumë më vonë ka ardhur edhe puthja e parë.

“Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë”, ka thënë ndër tjerash Gixhari.

https://www.instagram.com/p/CAiIWQ8n3pu/

Artistja shqiptare zbulon se pas karantinës do të organizojnë edhe dasmën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Magazina
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Kalo në kategori