LAJMI I FUNDIT:

Rihapen xhamitë në Arabinë Saudite pas mbylljes prej më se dy muajsh

Rihapen xhamitë në Arabinë Saudite pas mbylljes prej më se dy muajsh

Lutjet dhe ritualet fetare nëpër xhamitë e Arabisë Saudite, janë ndërprerë që nga fundi i muajit mars, si parandalim kundër përhapjes së coronavirusit.

Në të gjithë Arabinë Saudite, xhamitë u rihapën sot për herë të parë në më shumë se dy muaj, që kur shpërtheu pandemia, transmeton Telegrafi.

Besimtarët lejohen që të kryejnë vetëm lutjet e mëngjesit, ndërsa vetëm në 40 për qind të hapësirës së xhamive. Xhamia kryesore në qytetin e shenjtë të Mekës, vazhdon të jetë e mbyllur.


Autoritetet saudite kanë bërë të ditur, se janë dërguar disa milionë mesazhe telefonike, për t’i informuar njerëzit rreth rregullave të reja për lutjet.

Këto rregulla përfshijnë mbajtjen e një distancë prej dy metrash mes besimtarëve gjatë lutjeve, mbajtjen e maska në fytyrë në çdo kohë dhe ndalimin e përshëndetjes së njëri-tjetrit me shtrëngime duarsh ose përqafime.

Në Mbretërinë e Arabisë Saudite, deri më tani janë 480 viktima nga coronavirusi, ndërsa 83,384 janë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori