LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar, Qerim Sula

Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar, Qerim Sula

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur dibran Qerim Sula.

Ai ishte një nga këngëtarët më të njohur të zonës së Dibrës, ndërsa kishte marrë edhe titullin mjeshtër i madh. Sula ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Qerim Sula lindi në 12 Prill 1951. Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, ai ishte i dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”.


Një vit më pas, më 1968 bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, “Kënga e Lam Dacit”, ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000.

Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj.

Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare. Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane./shqiptarja

Në trend Magazina

Më shumë
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Kanye West njofton se është diagnostikuar me autizëm

Kanye West njofton se është diagnostikuar me autizëm

Magazina
Kalo në kategori