LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Skenderaj

Arrestohet një person nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Një person nga Skënderaj është arrestuar nga Policia me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur.


Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”, ka thënë Zahiti.