LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Liderët politik duhet të gjejnë konsensus për datën e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas mbledhjes së Këshillit për Siguri te presidenti Stevo Pendarovski, theksoi se 14 ditët e reja gjendje të jashtëzakonshme duhet të shfrytëzohen nga liderët politik për të gjetur konsensus për datën e zgjedhjeve. Ai tha se një gjendje e tillë nuk mund të zgjasë deri në pafundësi.

“Konstatimi i përgjithshëm është se nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme. Mendoj se kjo kohë që u propozua gjendja e jashtëzakonshme, do të jetë mjaftueshëm që liderët ta shfrytëzojnë për të gjetur konsensus për të shkuar në zgjedhje. Ju bëj apel liderëve që ta shfrytëzojnë komunikimin e drejtpërdrejtë apo indirekte”, tha Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë
Lexo po ashtu Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë

Ai tha se Kuvendi mund të përbëhet vetëm me votën e qytetarëve dhe se cikli zgjedhor nuk do të jetë si të mëparshmet ndërsa qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me këtë gjendje.


“Kushtet për qytetarët nuk do të jenë si në ciklet tjera, por ne duet të mësohemi, të gjithë si qytetarë e si subjekte politike, të jetojmë me këtë fenomen që sipas vlerësimeve do të zgjasë”, tha mes tjerash Xhaferi./Telegrafi/