LAJMI I FUNDIT:

Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë coronavirusin, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson virologu i njohur Christian Drosten. Nga ana tjetër zbehen shpresat për një vaksinë.

Virologu i klinikës universitare të Berlinit Charité, Christian Drosten, u jep kurajo gjermanëve. Sipas tij, tani ka një mundësi teorike, që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, tha shkencëtari për revistën Spiegel. Tani e njohim më saktë virusin dhe dimë  më mirë, se si përhapet ai. Sipas Drosten, kjo ndodh përmes pak të ashtuquajturish superspreader, pra të infektuar, që janë përgjegjës për shumë infeksione pasuese. Një zhvillim i tillë i infeksionit mund të kontrollohet më mirë.


Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një përhapje e mundshme të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke i çuar në karantinë të gjithë personat e kontaktit pa u zvarritur dhe duke i testuar ata fillimisht. Por periudha e karantinës mund të pakësohet dukshëm. Këtej e tutje personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi përçohet tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht, thotë Drosten.

Virologu nga Boni, Hendrik Streeck, gjithashtu nuk beson se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë me coronavirus. Ai mendon, se mund të ketë herë pas here shpërthime lokale p.sh. në vjeshtë. Por ai nuk beson, se do të ketë një zhvillim infeksioni, që ta mbingarkojë sistemin e shëndetësisë, thotë për rrjetin e gazetave gjermane RND.

Në thelb Streeck sheh shanse të mira për ta mbajtur virusin nën kontroll. Një ndër masat kyç për kufizimin e infeksioneve është ndalimi i eventeve me publik të zgjeruar.

Si arma kryesore kundër virusit Corona konsiderohet një vaksinë, për të cilën po punohet me intensitet në mbarë botën. Ndërkohë kanë nisur disa prova vaksinash tek njeriu, por vështirë që vaksina të dalë brenda këtij viti. Virologu Streeck dyshon në suksesin e shpejtë të përpjekjeve për gjetjen e vaksinës. Kundër HIV janë konstruktuar mbi 500 vaksina, por asnjëra nuk ka funksionuar. Duhet që të jemi të përgatitur edhe për mundësinë, që nuk mund të gjendet një vaksinë, sugjeron virologu. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori