LAJMI I FUNDIT:

Valdet Kasapi në kërkim nga Policia, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e tij

Valdet Kasapi në kërkim nga Policia, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e tij

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Valdet Xhavit Kasapit, i cili dyshohet për katër raste të vjedhjeve të rënda.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/