LAJMI I FUNDIT:

​Pas më shumë se dy muaj pezullim, sot u fal xhumaja e parë  

​Pas më shumë se dy muaj pezullim, sot u fal xhumaja e parë  

Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot është falur xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit.

Bashkësia Islame e Kosovës në mënyrë që të parandalojë përhapjen e coronavirusit ka ndërmarr disa masa.

Në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë.


Kjo bëhet në xhaminë qendrore të komunave si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet më shumë nga xhemati.

“Myftiu Tërnava po ashtu ka kërkuar nga besimtarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi COVID-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në shtëpi si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve. Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta”, thuhej në njoftimin e BIK-ut.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori