LAJMI I FUNDIT:

Tripunovski: Me ribalancin e buxhetit, LSDM i shkurtoi mjetet për bujqit

Tripunovski: Me ribalancin e buxhetit, LSDM i shkurtoi mjetet për bujqit

“Ne kritikojmë këtë mënyrë të drejtimit të ekonomisë nga qeveria aktuale e LSDM-së, sepse ky huazim i fundit që praktikisht çdo qytetar i vetëm në vend do të ketë borxh 90,000 denarë që gjeneratat e ardhshme duhet t’i kthejnë nuk do të përfundojë në ekonominë ku ato duhen më shumë, por do të përfundojnë në manipulime dhe ryshfet për votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pra, kjo është një politikë e gabuar e ndjekur nga LSDM-ja vetëm duke e shtyrë Maqedoninë në krizë më të madhe ekonomike”.

Këtë e deklaroi Cvetan Tripunovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Çfarë nuk është e qartë” në televizionin Alfa.

Në reagimin nga ana e bujqve që qeveria e LSDM-së nuk kujdeset për ata, nuk i paguan subvencionet me kohë, Tripunovski tha se është më se e qartë se arka e shtetit është bosh dhe kjo është arsyeja pse subvencionet për bujqit që në këto periudha të vështira kanë nevojë më së shumti nuk u paguhen, duke theksuar se për LSDM-në dhe Dimkovskin përparësia është luksi, dhe jo problemet e fermerëve.


Lidhur me ribalancin e buxhetit, Tripunovski thotë se qeveria po shkurton fondet për mbështetjen financiare të bujqve dhe sigurinë e ushqimit, ndërsa në fushën e punësimit të përkohshëm po rrit fondet, duke theksuar se qëllimi i LSDM-së nuk janë bujqit, por kujdesi ndaj anëtarëve të partisë të LSMD-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Anija patrulluese shqiptare

Anija patrulluese shqiptare "Oriku" shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

Lajme
Kalo në kategori