LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e Bebe Rexhës ishin të sëmurë me coronavirus

Prindërit e Bebe Rexhës ishin të sëmurë me coronavirus
Foto: Bukie Rexha/Instagram

Në mars, ajo shkroi një status në Twitter ku tregonte se si miku i një miku të saj se “kishte ndërruar jetë pasi u infektua me COVID-19” dhe u bëri thirrje fansave të saj të praktikojnë distancën sociale.

Dhe të enjten, Bebe Rexha zbuloi se prindërit e saj kanë pasur coronavirus gjithashtu, shkruan DailyMail.


“Ata u sëmurën … dhe ishin shumë të sëmurë për tri javë, dhe u acarova shumë”, tha këngëtarja 30 vjeçare, për TV Extra.

Bebe Rexha dhe nëna e saj, Buukurija (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha jeton në Los Angeles dhe prindërit e saj banojnë në New York dhe ajo pranoi që kishte shikuar mundësitë për të udhëtuar dhe shkuar pranë tyre, ndonëse ishte e pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.

Me pozë atraktive, Bebe Rexha vë në dukje pjesën e pasme të trupit
Lexo po ashtu Me pozë atraktive, Bebe Rexha vë në dukje pjesën e pasme të trupit

“Unë isha duke menduar për të bërë të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllain tim atje, por më në fund ata u bënë më mirë”, tha ajo.

Bebe Rexha dhe babai i saj, Flamuri (Foto: SplashNews)

Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se ajo e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive.

Një gjë ku ajo mund të përqendrohet është publikimi i albumit të saj të ri, për të cilin ka punuar prej muajsh në studio.

Rexha tha për TV Extra se koleksioni i këngëve aktualisht është duke u miksuar.

Bebe Rexha (Foto: Scott Dudelson/Getty Images/Guliver)

“Më kaluan dy vjet që nga albumi i fundit dhe padyshim kur ndodhi pandemia coronavirus, ky projekt u vu në ngecje”, tha ajo.

“Fansat e mi janë shumë të irrituar, por më pëlqen. Unë premtoj se do të ia vlejë! Unë me të vërtetë e dua këtë album më shumë se çdo album tjetër”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori