LAJMI I FUNDIT:

Një mik i ndërroi jetë nga coronavirusi, Bebe Rexha i drejtohet Trumpit: Qeveria të ndihmojë amerikanët ekonomikisht

Një mik i ndërroi jetë nga coronavirusi, Bebe Rexha i drejtohet Trumpit: Qeveria të ndihmojë amerikanët ekonomikisht
Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, bëri disa statuse së fundmi në rrjetin social Twitter, duke njoftuar se një mik i një mikut të saj kishte ndërruar jetë pasi ishte infektuar nga coronavirusi.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe” shkroi ajo. “Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi”, vazhdoi 30-vjeçarja.


Në një status të veçantë, Rexha ofroi mendimin e saj se si qeveria mund të ndihmonte amerikanët, duke etiketuar drejtpërdrejt presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha. “Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, vazhdoi shkrimin e saj artistja me prejardhje nga Dibra.

Këngëtarja më pas ofroi ndihmë për disa ndjekës që janë duke luftuar financiarisht, duke u zotuar se do t’i dërgojë para përmes aplikacionit Cashapp.

Rexha nuk është e famshmja e vetme e shqetësuar nga situata që coronavirusi ka krijuar këto ditë.

Bebe Rexha (Foto: Jean Baptiste Lacroix/Getty Images/Guliver)

Tom Hanks, Rita Wilson, Idris Elba dhe Kristofer Hivju janë yjet e Hollywoodit që kanë njoftuar se kanë dalë pozitivë në testimet për COVID-19, dhe që nga ajo kohë kanë hyrë në izolim dhe kanë kërkuar kujdes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori