LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Inspektorët do t’i edukojnë hotelierët për respektimin e protokolleve

Maqedoni: Inspektorët do t’i edukojnë hotelierët për respektimin e protokolleve
Foto: AIM

“Inspektorët gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do t’i edukojnë hotelierët për zbatimin e protokolleve dhe në këtë periudhë ata do të kenë edhe funksion informativ. Qëllimi është që të gjithë hotelierëve t’iu sqarohen masat të cilat duhet t’i respektojnë me qëllim parandalimin e përhapjes së Kovid-19 në këto objekte”.

Këtë sot e kumtoi kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashovska. Ajo tha se po formohen ekipe të inspektorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Po formojmë ekipe të inspektorëve të cilët në periudhën e ardhshme do të bëjnë mbikëqyrje për zbatimin e kontrolleve në objektet hotelierike që fillimisht do të kenë funksion edukativ dhe informativ, gjegjësisht do të njoftojnë hotelierët me protokollet në hollësi”, deklaroi ajo.

Filipovska Grashovska vlerëson se dhjetë ditë është periudha e lejuar që të njoftohen të gjithë, por nëse paraqitet nevoja edhe më tutje do të vazhdojnë me vizitat e tilla.

Ajo theksoi se nëse vëren se edhe krahas njoftimeve ata vazhdojnë të mos i respektojnë protokollet, atëherë do të ketë edhe gjoba.

“Nuk mund të tolerojmë që deri në pafund, megjithatë fokusi është për fillim t’iu sqarohet të gjithë hotelierëve se cilat janë masat, dhe çka është ajo që do të duhet ta respektojnë”, sqaroi Filipovska Grashovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori