LAJMI I FUNDIT:

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Qeveria e Japonisë lidhin partneritet për mbështetjen e Kosovës ndaj krizës COVID-19

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Qeveria e Japonisë lidhin partneritet për mbështetjen e Kosovës ndaj krizës COVID-19

Zyra e UNICEF në Kosovë, dhe Qeveria e Japonisë kanë lidhur partneritet për ta përkrahur popullin e Kosovës përgjatë nevojës emergjente për t’u përgjigjur ndaj krizës së krijuar për shkak të pandemisë me COVID-19.

Qëllimi i këtij partneriteti është të zvogëlohet përhapja e COVID-19 mes njerëzve dhe të zbutet ndikimi i sëmundjes përmes komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit, ofrimit të produkteve themelore, ofrimit të kujdesit të vazhdueshëm në shërbime esenciale shëndetësore për gratë, fëmijët dhe komunitetet e cenuara dhe përmes mbështetjes për qasje në arsimim të vazhdueshëm.


“Përderisa Kosova po i kthehet dalëngadalë normalitetit të ri nga COVID-19, është qenësore që UNICEF-i të punojë me partnerët për të mbrojtur sa më shumë fëmijë dhe të rinj të cenuar dhe për t’i zbutur ndikimet e pandemisë në shoqëri”, tha Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë sot përgjatë takimit me ambasadorin japonez në Kosovë.

Pandemia e cila u përhap shpejt po kërcënon jo vetëm jetën e shumë njerëzve në mbarë botën, por edhe mënyrën e jetesës dhe dinjitetin e njerëzve. Në krahasim me sëmundjet e tjera infektive të së kaluarës, ndikimi social dhe ekonomik i shkaktuar nga COVID-19 është shumë më i madh.

“Për ta luftuar këtë krizë, Qeveria e Japonisë beson se nevojitet ndihmë emergjente për të shpëtuar jetë dhe për ta minimizuar ndikimin socio-ekonomik si dhe për ngritjen e kapaciteteve të sistemit të shëndetësisë publike nga një këndvështrim afatmesëm dhe afatgjatë. Në veçanti është e rëndësishme që kjo të bëhet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse bazuar në idenë e programeve ‘Siguria njerëzore’ dhe ‘Asnjë të mos mbetet pas’,” tha Mitsunori Ogasaëara, i ngarkuari me punë i Ambasadës së sapo themeluar japoneze në Kosovë.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dëshiron ta falenderojë Qeverinë dhe popullin e Japonisë për kontributin e tyre bujar prej 718,200 dollarë që do të jetë thelbësor në arritjen e më shumë se 250 mijë individëve me të gjitha ndërhyrjet duke e përfshirë ofrimin e Pajisjeve Personale Mbrojtëse, komunikimin e rrezikut, zgjerimin e programit të imunizimit dhe vizitave në shtëpi, qasjes në arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillimin e shkathtësive për të rinjtë.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve me akterë të tjerë dhe për t’iu ofruar mbështetje Institucioneve dhe komuniteteve në terren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori