Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në BQK u organizua një takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e bankave komerciale që operojnë në Kosovë.
“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i zhvillimeve dhe masave të deritanishme për të ndihmuar përballjen e ekonomisë me pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, si dhe diskutimi i planit të rimëkëmbjes së ekonomisë për periudhën në vijim.
Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së vlerësoi lart konstruktivitetin e treguar nga sektori bankar gjatë kësaj periudhe, duke iu përgjigjur pozitivisht nevojave të ekonomisë përmes lehtësimeve që ju kanë bërë huamarrësve”, thuhet në njoftimin për media.
Guvernatori Mehmeti shprehu bindjen se sektori bankar, i cili gëzon një shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe potencial për të rritur edhe më tej kreditimin e ekonomisë, do të luajë një rol kyç gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike duke shërbyer si partner i besueshëm i institucioneve, në përpjekjet për të ndihmuar rikuperimin dhe zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit.
“Vlerësim të lartë për punën e sektorit bankar gjatë kësaj periudhe shprehu edhe Ministri Bislimi, i cili së bashku me Zëvendësministrin Ilir Aliu prezantuan para drejtuesve të bankave edhe planin për rimëkëmbje ekonomike, i cili po përgatitet nga një grup punues që përfshin përfaqësues të Qeverisë, BQK-së dhe bizneseve.
Në thelb të këtij plani gjendet skema për garantimin e kredive, përmes së cilës synohet rritja e financimit kreditor dhe përmirësimi i kushteve të financimit për bizneset dhe individët”, thuhet më tej në njoftim.
Nga ana tjetër, Albert Lumezi, Kryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, shprehi falënderimin për reagimin e shpejtë të BQK-së për sa i përket masave rregullative në raport me menaxhimin e situatës së krijuar gjatë pandemisë, si dhe mirëpriti iniciativën për krijimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike, duke shfaqur gatishmërinë e sektorit bankar për të kontribuuar në këtë proces.
Të gjitha palët u pajtuan për ta vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në procesin e finalizimit të planit të rimëkëmbjes ekonomike dhe për domosdoshmërinë e fillimit sa më të shpejtë të implementimit të një plani të tillë në mënyrë që të minimizohen pasojat ekonomike të pandemisë dhe të ndihmohet rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik i vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'