LAJMI I FUNDIT:

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK nuk merr pjesë

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK nuk merr pjesë

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku në rend dite janë për shqyrtim tetë pika.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nënkryetarët Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi dhe deputeti nga 6+, Fikrim Damka. Në këtë mbledhje nuk po merr pjesë LDK-ja.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020, Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, (shpërndara me 18 maj 2020),Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës, Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile, Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse. /Telegrafi/