LAJMI I FUNDIT:

Tërnava kërkon nga besimtarët të ju përmbahen rregullave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Tërnava kërkon nga besimtarët të ju përmbahen rregullave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët e besimit islam që t’iu përmbahen rregullave dhe kërkesave të Bashkësisë Islame, në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, ndaj virusit COVID-19.

Tërnava ka thënë që besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën, t’i vendosin maskat e tyre, të marrin abdes nëpër shtëpi të tyre si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të shkojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerët.


“Të gjithë qytetarët treguan një përgjegjësi institucionale dhe që t’ia dalin në mundjen e virusit COVID- 19, sigurisht dhe sot kërkoj nga të gjithë besimtarët që të jenë të kujdesshëm me shkuarjen në xhami, të ruajnë distancën, të vendosin maska që të ndikojmë pozitivisht në ruajtën e shëndetit që mos të përhapet ky virus në Republikën e Kosovës. Kërkojmë që besimtarët të ju përmbahen rregullave, të moshuarit dhe ata që janë më sëmundje kronike të mos vijnë në xhami, në mënyrë që të ruhet shëndeti i tyre. Besojmë që këto rekomandime të respektohen”, ka thënë Tërnava.

Myftiu Tërnava gjithashtu tregoi se ligjërata e së premtes nuk do të zgjas më shumë se 10 minuta.

“Ligjërata mos të zgjas më shumë se 10 minuta. Ne kemi një xhemat të mrekullueshëm që ta kuptojnë se sa shumë rëndësi ka ruajtja e shëndetit publik. Do ta organizojmë faljen e namazit të xhumasë në disa xhami dhe nga dy herë, ku numri i tyre do të jetë edhe i madh – jo në të gjitha xhamitë. Besoj që besimtarët do t’i përfillin të gjitha kërkesat tona“, tha ndër të tjera, myftiu Naim Tërnava. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori