LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu thotë se vjedhjet në kohë pandemie përfundojnë në Prokurori

Haxhiu thotë se vjedhjet në kohë pandemie përfundojnë në Prokurori

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka votuar pro që dokumentacioni i Ministrisë së Shëndetësisë me kontrata të nënshkruara me çmime abuzive, me dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjatë kohës së pandemisë t’i dërgohen për hetim Prokurorisë së Kosovës.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se një ditë më parë deputetët e VV-së kanë ikur nga mbledhja e Komisionit në mënyrë që ta pamundësojnë votimin për ta dërguar lëndën në Prokurori.

“Mirëpo, sot, kuorumi ishte i mjaftueshëm për votim që dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë  e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit. Këto keqpërdorime kanë të bëjnë me disa tenderë të dhënë nga kjo ministri, e të cilët besohet se kanë qenë abuzues të parasë publike. Sipas raportimeve me çmime me të shtrenjta deri në 3500%. Kjo është arsyeja që kam ngritur dyshime që nga fillimi se MSh është duke abuzuar me paranë publike në kohë pandemie. Tani mbetet që këtë ta vërtetojë Prokuroria e Shtetit”, shkruan Haxhiu. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori